Kuvendi shkel afatin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës

Jona Plumbi

Ka përfunduar afati që Gjykata Kushtetuese i la Kuvendit një vit më parë për të plotësuar boshllëkun ligjor që pengon votimin e emigrantëve për zgedhjet në Shqipëri. Në Janar 2023 u zbardh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pas kërkesës së shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ku përcaktohet se i takon Kuvendit të mundësojë të drejtën kushtetuese të diasporës për të votuar. 1 vit pas këtij vendimi rezulton se Kuvendi nuk ka asnjë dokument apo plan pune për zbatimin e tij. Arsyet, përse diaspora e “tremb” politikën shqiptare, i shpjegon për Faktoje studiuesi Afrim Krasniqi.

Garantimi i të drejtës së votës nga Kushtetuta nënkupton se është detyra e ligjvënësit ta materializojë dhe specifikojë këtë të drejtë në ligje përkatëse.

Kështu shkruan vendimi 38 i vitit 2022 i Gjykatës Kushtetuese që shqyrtoi kërkesën e shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për cënimin e të drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjykata gjithashtu i tërhoqi vëmendjen Kuvendit për mënyrën e paqartë dhe jo në përputhje me Kushtetutën të përfshirjes në Kodin Zgjedhor të së drejtës për votën e emigrantëve, që cënon këtë të drejtë kushtetuese.
Kjo rrëzon plotësisht pretendimin e mazhorancës se ata e bënë detyrën e tyre dhe se tani i përket KQZ-së të përgatisë paketën ligjore.

“Gjykata vlerëson se i përket Kuvendit të plotësojë boshllëkun ligjor të lartpërmendur brenda një afati që në rastin konkret konsiderohet të caktohet një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.” – përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuse.

Sot, një vit pas këtij vendimi, Kuvendi nuk ka asnjë dokument apo plan pune për zbatimin e tij. Shkak për këtë, Afrim Krasniqi, hulumtues i sistemeve zgjedhore dhe drejtues i Institutit për Studime Politike, vlerëson se është kriza parlamentare e vjeshtës dhe mungesa e vullnetit politik.

Afrim_Krasniqi_per-Faktoje

Kjo është situatë paradoksale ku Kuvendi i Shqipërisë, institucioni më i lartë përfaqësues refuzon dhe nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që janë të detyrueshme për institucionet. – Afrim Krasniqi

Krasniqi e quan këtë një dëm ndaj kulturës politike, sjelljes institucionale dhe standardit kushtetues të qeverisjes në Shqipëri. Arsye për këtë mungesë vullneti politik, Krasniqi sheh llogaritë elektorale të partive të mëdha.

“Palët janë më shumë të interesuara për të kontrolluar votuesit brenda sesa për ta zgjerurar demokracinë përfaqësuese, mundësinë përfaqësuese dhe aksesin e shqiptarëve që jetojnë jashtë për të ndikuar sistemin politik.” – argumenton Krasniqi, i cili thekson dy arsyet kryesore pse diaspora e “tremb” politikën e vjetër.

Arsyeja e parë është ajo statistikore.

Diaspora sipas INSTAT në vitin 2020 – i fundit për këtë statistikë – përllogaritet 1.684.135 individë jashtë territorit të Shqipërisë. Popullsia e Shqipërisë në 2020-n ishte 2.845.955 banorë. Pra, në vitin 2020 diaspora përfaqësonte 37% të shqiptarëve gjithësej. E nëse marrim parasysh trendin rritës të diasporës shqiptare, kjo përqindje tani pritet të jetë edhe më e lartë.

Arsyeja e dytë, për studiuesin Krasniqi, lidhet me cilësitë e kësaj pjese të popullsisë.

Në kushtet kur vendi ndodhet në krizë besimi dhe kur partitë në vend kanë nivel të ulët mbështetjeje publike atëherë grupet e reja, politika apo forca të mbështetura nga diaspora mund të bënin ndryshim politik në Shqipëri” dhe është pikërisht kjo sipas Krasniqit, arsyeja përse parlamenti refuzoi ta përfshinte në kalendar dhe refuzoi që strukturat ta përcaktojnë si detyrim në agjendën prioritare të Parlamentit.

Dr. Klodian Rado, konstitucionalist dhe ekspert ligjor i Diaspora për Shqipërinë e Lirë thekson se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e përgjithshme pa votën e diasporës në Shqipëri do të ishin antikueshtetuese, dhe pa ndonjë efekt juridik.

Respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është themel i një shteti demokratik dhe të drejtës dhe të mos zbatosh vendimin e një gjykate, sidomos te Gjykates më të lartë, tregon se ke filluar të mendosh që mos të ketë me shtet, dhe ky sinjal kurrësesi nuk duhet të vinte nga Kuvendi i Shqipërisë.” – Dr. Klodian Rado.

Për shoqatën Diaspora për Shqipërinë e Lirë, në rast të mos plotësiit të boshllëkut ligjor, aksioni do të vijojë.“Ky aksion përfshin gjithë spektrin e mundshëm të reagimit qytetar të tilla si: presioni publik, vënia ne dijeni e aktorëve ndërkombëtarë për këtë cështje, përdorimi i instrumentave politike në Kuvend sipas Rregullores te Kuvendit, e deri tek përdorimi i mjeteve ligjore për ekzakutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”

Garantimi i votës së diasporës ka qenë premtim i herëshëm i qeverisë Rama. Në 2017, shefi i kabinetit qeveritar thonte se zgjedhjet e vitit 2017 do të ishin të fundit ku diaspora nuk mund të votojë direkt nga ku ndodhet. Nisur nga ky premtim i dhënë dhe nga fakti se Kuvendi ende nuk e ka përmbushur detyrimin e tij kushtetues për të mundësuar votën e diasporës, premtimin e konsiderojmë të pambajtur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.