Berisha: Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjuan demonët e etërve të tij xhelatë. Arrestoi 38 mijë shqiptarë brenda 1 viti

Duke ju folur protestuesve poshte shtepise se tij, lideri demokrat Sali Berisha i cilesoi ata si misionar të vërtetë të një beteje të re, pa kthim, jetike dhe vendimtare për çlirimin e këtij vendit nga diktatura e aleancës me krimin, drogën dhe korrupsionin.

‘Tek flas sot para jush, dëshiroj të ftoj çdo shqiptar, shqiptare kudo që ndodhet të shtrojë vetes një pyetje; si arritëm ne gjatë këtyre 10 viteve, si arritëm ne, kombi që vuajti sa as një komb tjetër në Europë nga diktatura më e egër e kohërave, të biem përsëri pas 32 vitesh në një diktaturë të re.
Si arritëm ne që dorëzuam 10 vite më parë pushtetin me votën e shqiptarëve, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, anëtarësuam Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe morëm vendimin për statusin e kandidatit.
Si arritëm ne që dolëm nga honet e varfërisë dhe mjerimit në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Si arritëm ne, njerëzit nga më të varfrit dhe të keqpaguarit në Rajon dhe Europë te jemi ndër më të mirëpaguarit në Europë.
Si arritëm ne pas gjitha këtyre në 10 vite të zhytemi përsëri në tmerrin e një diktature të re.
Ftoj shqiptarët të shtrojnë një pyetje edhe një herë; çfarë arme përdori Edi Rama për të zhytur këtë vend në shtypje, për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.
Ai përdori armën që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të gjitha kohërat, ai përdori armën që etërit e tij e përdorën mbi shqiptarët, ai përdori armën e frikësimit të qytetarëve.
Të dashur miq!
Rikujtoni pak se si ky person, pasi erdhi në pushtet, kalonte nga studio në studio televizive me hekura në dorë, duke bërtitur se do të bëjë shtet.
Mos harroni se si para syve tanë arrestoi në 1 vit, 38 mijë shqiptarë në tërësi për çështje civile, që nuk arrestohen kurrë në një vend të lirë.
Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjuan demonët e etërve të tij xhelatë.
Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjua famëziu Koleka, që ekzekutonte inteligjencën teknike shqiptare si armike të partisë, për pushtetin e tij dhe Enver Hoxhës.
U zgjua Koleka i cili firmoste ekzekutimin e poetëve të pavdekshëm, me dorën e tij të zezë, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekës.
U zgjua xhelati tjetër i kollarisur dhe me kostum që të dukej xhentelman, xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen publike në litar të kundërshtarit Havzi Nela.
Të gjitha këto miqtë e mi, vetëm e vetëm për të eliminuar kundërshtarët dhe për të mbjellë frikë dhe terror tek shqiptarët.
Frika individuale, ka dëshmua koha, është nëna e të gjitha të këqijave.
Frika e zhvesh njeriun nga dinjiteti i tij.
Frika e përul njeriun, e poshtëron atë.
Frika shkatërron karakterin njerëzor dhe në fakt kjo ka qenë arma më e keqe, më e rrezikshme e të gjitha diktaturave.
Këtë armë përdori Edi Rama kundër shqiptarëve në këto 10 vite.’

 

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/12/temepraturat-afer-zeros-nuk-ndalojne-tubimin-te-shtepia-e-berishes-dhjetera-qytetare-ne-mbeshtetje-te-liderit-demokrat/

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.