Denoncimi i fortë i avokatit: Rama del në të gjitha bisedat e SKY ECC, përmenden afera McGonigal dhe Investitorët Strategjikë

Avokati i njohur, Kujtim Cakrani, ka bërë një dënoncim të rëndë në rrjetin social TikTok.

Në një postim video, Cakrani pretendon se ka informacion të dorës së parë nga njerëz që punojnë në agjencitë e zbatimit të ligjit në Francë dhe Belgjikë, të cilët i kanë ofruar atij transkriptet e bisedave të telefonave SKY ECC të përdorur nga krimi i organizuar në mbarë botën. Sipas videos bashkëlidhur, Cakrani shpjegon se agjencitë e huaja kanë kapur fakte tronditësë në transkriptet e këtyre telefonave të koduar, bëhet fjalë për biseda të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Endri Fugës e Engjell Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit, të cilët përmenden thuajse në çdo faqe transkripti

Avokati thotë se këto transkripte janë dorëzuar në Shqipëri në Ministrinë e Brendshme dhe ky është gabimi i madh, pasi sipas tij, Taulant Balla ka hequr të gjitha pjesët ku përmendet Rama, vetë Balla dhe gjithë enturazhi i tyre dhe më pas ia ka kaluar SPAK, ose edhe mund t’ia ketë kaluar, por SPAK po hesht.

Një nga zbulimet më të rënda në këtë denoncim është fakti se Rama dhe enturazhi i tij flasin në biseda edhe në lidhje me McGonigal dhe anijet gjenerator të ardhura në Vlorë të cilat duket janë një qokë e Ramës për miqtë e tij përtej oqeanit në këmbim të sulmit ndaj asgjesimit të opozitës në Shqipëri.

Më poshtë denoncimi i plotë i avokatit Kujtim Cakrani:

Përshëndetje! Ashtu siç e kam bërë të ditur në një prononcim që kam bërë disa ditë më parë, përsa i përket dokumentave që unë disponoj në rrugë jo zyrtare, nga njerëzit të mi që punojnë në Belgjikë dhe Francë, të cilat janë vënë në dispozicion të SPAK, janë shumë tronditëse, pasi në çdo faqe ka biseda telefonike të Kryeministrit të Shqipërisë, ministrit aktual të Brendshëm dhe disa ministrave të tjerë.

Këto dokumente kanë kaluar nga Ministria e Brendshme, pastaj janë vënë në dispozicion të SPAK.

Ky ka qenë një gabim shumë i madh, pasi nuk e di nëse janë hequr emra, nuk e di nëse SPAK i ka të gjitha, si emri i kryeministrit apo Endri Fuga, ku flitej për afera korruptive të jashtëzakonshme, madje aty përmendet dhe MCGonigal.

Unë këtu disponoj dokumente të tjera, ku kryeministri me anë të mesazheve premton investitor strategjik në fushat naftëmbajtëse , por dhe atë energjitike.

Këtu përmenden disa investitorë, dhe të gjitha aferat që ne po shohim sot me anë të gjykatave amerikane është e skeduar edhe nga përgjimet që kanë dalë nga autoritete franceze, belge dhe holandeze.

Këtu konstatoj disa prej tyre ku do i vë dhe në shërbim të publikut, ku kryeministri diskuton më një ton, me bashkëpunëtorin e tij i cili nuk është më ministër, ku jep urdhër që investitori që do fitoj statusin si investitor strategjik, ka lidhje me ne, pra investitori është i dërguar nga jashtë dhe ka lidhje me kryeministrin.

Gjithashtu, flitet dhe për dy anijet që janë ankoruar në portin e Vlorës, një aferë tjetër korruptive. Të gjitha janë në dispozicion të SPAK, por SAPK nuk po ecën me këtë procedurë ku të pyetet Kryeministri dhe ministri i Brendshëm aktual janë pjesë e kësaj afere.

Këto materiale i kam siguruar në rrugët e mia jozyrtare dhe do i publikoj çdo ditë, të gjitha aferat e Kryeministrit që tani janë të faktuara edhe nga provat, por mbi të gjitha nga gjykata amerikane.

Në të gjitha këto, faktohen lidhjet e kryeministrit edhe përtej oqeanit, edhe nëse SPAK t’i fshehi, këto prova i kanë dhe partnerët tanë siç janë ata belg, holandez dhe francez.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.