Thagmat e Irena Gjokës me xhaketë Prada, ish-gruaja e burrit i dha “lekë borxh”

Nga Jamarbër MALLTEZI

Irena Gjoka është kryetare e gjykatës që shortin e bën “manualisht”, domethënë sipas xhepit dhe qejfit të Edit. Edhe në gjykatat më të humbura, shorti është elektronik, ndërsa në GJKKO është manual se “ashtu është një punë”.

E bukura është që kur iu kërkua dorëheqja për konflikt interesi, në tetor 2023, ngaqë Berisha e kishte shkarkuar në 1996, gjyqtarja me xhaketë 3000 euroshe “Prada” tha “nuk keni sjellë prova”!

Kur ju dorëzua vendimi si provë në dhjetor 2023, kjo prapë nuk dha dorëheqjen pasi “ai është vendim kolegjial i KLD e jo veç nga Berisha”, ndërkohë që “sssskape” i Partisë e dyshon Berishën po për vendime kolegjiale.

Ligji si llastik, herë kamzhik e herë letër higjenike, por … “këto punë i dinë më mirë ata të Partisë” dhe prokurorisë që merren me ruajtjen e moralit komunist!

Pasi ndau shoferin nga gruaja dhe e mori për burrë, nuk justifikonte dot lekët, por Vetingun e kaloi sepse ish-gruaja e burrit i kishte falur ose dhënë lekë borxh!

Kjo thagmë është në vendim! Pra, duhet të keni besim tek drejtësia e Edi Ramës. Ajo që nuk ka lekë, por merr borxh, vesh xhaketë 3000 euro, ndërsa ajo që ka lekë e i jep, nuk ka xhaketë 3000 euro!!!

A ka ndonje budalla që e ha këtë?! Në KPA, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimi ditën para seancës. Unike! Thesi lëviz malet e jo më një komisioner!

Ka disa që kanë deleguar mendjen dhe ndërgjegjen dhe iu duken normale këto thagma, mjafton që Edi të vjedhë i qetë, por ka më shumë njerëz të lirë që përdorin mendjen e mendimin kritik dhe shohin trishtimin ku degjeneroi kapja e drejtësisë nga Edi Rama.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.