Rënia drastike e Shqipërisë në testin PISA ngre alarmin për arsimin

Gjuha e përdorur në analizën e rezultateve të testit PISA për Shqipërinë nuk lë hapësirë për shumë diskutime. “Gjatë analizës, Shqipëria është përmendur disa herë si një anormalitet negativ”, thuhet në pjesën e konkluzioneve që përmbledh në fakt rënien drastike të rezultateve të nxënësve nga Shqipëria në test.

Bazuar në raportin e detajuar, të publikuar në fillim të dhjetorit, Shqipëria kishte rënie në të gjithë treguesit krahasuar me rezultatet e veta në vitin 2018. Rënia nuk është vetëm në tre fushat e testimit (matematikë, shkencë dhe lexim) por edhe në tregues të tjerë, përfshi ato që i ndajnë nxënësit sipas kritereve ekonomike.

Raportuesit e shënojnë këtë me nota gati dramatike, duke cilësuar si rënien më të madhe që PISA kishte regjistruar përgjatë kohës që zhvillohet ky testim.  “Këto modele sugjerojnë se rënia në performancës së Shqipërisë – një nga më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në PISA – reflekton, të paktën pjesshëm, mungesën e angazhimit të nxënësve”, thuhet ndër të tjera në raport.

Për ekspertët kjo situatë është tregues i neglizhencës së qeverisjes ndaj arsimit. “Ministria e Arsimit duhet të mbante përgjegjësi për reformat kurrikulare në sistemin parauniversitar, reformat stukturore, por edhe investimet e reklamuara në shkolla të reja apo laboratore, pse nuk kanë kontribuar për rezultate më pozitive. Pra, kemi të bëjmë me përgjegjësi të munguar, politika të dështuara dhe investime joeficente”, thotë Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare.

BIRN i kërkoi në dhjetor Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë një qëndrim në lidhje me situatën në arsimin parauniversitar, rezultatet e testit PISA dhe masat që do të merreshin, por nuk mori përgjigje.

Testi PISA është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim.

Testet eksplorojnë se sa mirë nxënësit mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, duke dhënë një pasqyrë se sa mirë sistemet arsimore të vendeve të tyre i përgatitin ata për sfidat e jetës reale.

Mungesë vëmendjeje

Për Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, rënia drastike e Shqipërisë në të tre treguesit e testimit tregon për mungesën e vëmendjes së qeverisë dhe për dështim të reformave apo politikave në këtë fushë.

Qiraxhi e sheh mungesën e përgjegjësisë edhe te fakti se pavarësisht rezultateve të këqija, nuk ka një reagim serioz nga Ministria e Arsimit apo qeveria dhe nuk ka ndonjë plan për ta ndryshuar situatën. “Tashmë ka kaluar më shumë se një muaj nga rezultati i PISA-s dhe nuk ka asnjë komunikim për një plan masash, plan i cili u komunikua nga kryeministri i vendit se po përgatitet në Ministrinë e Arsimit. Vonesë e cila na bën të kuptojmë se arsimi nuk është në prioritet e kësaj qeverie”, thotë ai.

Gresimela Sula, nga Lëvizja për Universitetin, vë në dukje infrastrukturën e mangët që ndikon në cilësinë e arsimimit. “Shumë shkolla në Shqipëri vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe burimeve të nevojshme, siç janë laboratorët shkencorë, bibliotekat dhe teknologjia e informacionit. Klasat janë të mbipopulluara në Tiranë, ose me numër të ulët nëpër rrethe”, thotë ajo.

Sula po ashtu vë në dukje pabarazinë mes nxënësve në shtresa të ndryshme ekonomike, një nga treguesit e përkeqësuar sipas PISA-s ku vihet në dukje se “nxënësit e disavantazhuar” në Shqipëri patën një rënie më të madhe të performacës në testim.

“Duhet të adresohet çështja e barazisë në arsim, duke siguruar që të gjithë nxënësit, pavarësisht nga sfondi socio-ekonomik ose rajoni gjeografik, të kenë qasje në arsim cilësor”, thotë ajo.

Nevojë për ndërhyrje

Përtej faktit që Shqipëria renditet ndër vendet e fundit mes 80 vendeve në të cilat bëhet testimi PISA, rezultatet e testimit të radhës tregojnë përkeqësim në krahasim me veten.

Prej vitit 2009 deri në vitin 2018, Shqipëria njohu vetëm rritje në rezultate, pavarësisht se renditja e saj krahasimisht me vende të tjera mbeti e keqe. Por të dhënat e testimit të fundit tregojnë se shumë nga ajo që ishte fituar në testimet paraardhëse u humb.

Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rënia në shkencë është edhe më e madhe, pasi këtu rezultatet në vitin 2009 kanë qenë afër 400 pikëve.

Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin më të mira, edhe pse në këtë degë rezultate ishin ende mbi nivelin e pikëve të marra në vitin 2009.

Qiraxhi e sheh situatën si diçka e pritshme për shkak të uljes së vijueshme të financimit në arsim dhe ikjes masive të të rinjve nga vendi. Ai thotë se gjendja është alarmante dhe se situata i përngjan një krize.

“Në situatën e krizës ku ndodhet, vendi jonë ka nevojë për ndërhyje emergjente si edhe strategjike afatgjatë. Ato që janë emergjente dhe që japin impakt të menjëhershëm ne vlerësojmë se janë rritja e financimit deri ne 5% të buxhetit, shoqëruar kjo me mekanizma transparentë, depolitizimi i administratës arsimore dhe përmirësim i statusit të mësuesit (rritja e pagës, ulja e mbingarkesës në orë dhe numër nxënësish për mësues)”, thotë ai.

Ndërhyrje në këto fusha kërkon edhe Sula. Ajo thotë se Shqipërisë i duhet “një reformë e re arsimore dhe gjithëpërfshirëse, por edhe një sistem ekonomik që prodhon më pak pabarazi, sepse arsimi nuk duhet të jetë privilegj i disave, por i drejtë.”

Vladimir Karaj- BIRN

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.