Bashës bën indeferentin për vendimet e Këshillit: Të shtunën do më zgjedhin mua kryetar

Edhe pse pak minuta më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur virtualisht nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi njoftoi anullimin e zgjedhjeve për kryetar, kandidati Lulzim Basha shprehet i bindur se më 29 korrik demokratët do ta zgjedhin atë kryetar.

“Të shtunën me 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre në një nga momentet më të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët.”

Share it :