Me Zerin e Amerikes dhe gazetaren e mirenjohur Mimoza Picari ndava shqetesimin tim te thelle per votimin nga maxhoranca te Ligjit per legalizimin e Kanabisit.
“Në Shqipëri në 8-10 vitet e fundit është rritur me 50% numri i përdoruesve të drogës. Çdo gjë mund të mendohej për të forcuar luftën kundër trafiqeve, por një ligj për legalizimin e kanabisit, gjoja mjekësor dhe industrial nuk mendohej. Sot është një nga ditët më të këqija për Shqipërinë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë.



