Aksident i rëndë në Korçë, motori përplaset me trafikndarësen, humb jetën drejtuesi

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Bulgarec të Korçës. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasoje e përplasjes është plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndonëse ai u transportua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aktualisht, policia po heton rreth aksidentit dhe motiveve të ngjarjes.

Share it :