Detaje nga të shtënat me armë në Tropojë/ Konflikti me armë mes dy personave, i plagosur edhe një kalimtar rasti! Në kërkim autori

Detaje të reja nga të shtënat në Tropojë, ku një konflikt për motive të dobëta degradoi në përplasje me armë zjarri.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit njofton se “rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B..”

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B..

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, është bërë rrethimi i zonës, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Share it :