Sa të sigurt jemi që mund të konsumojmë ‘ujin e pijshëm’ në Tiranë?

Janë të shumta deklaratat optimiste për ujin e pijshem në Tiranë, por sa të sigurt jemi që mund ta konsumojmë?!

Pikërisht për këtë arsye ‘Piranjat’ duke angazhuar laboratorin italian, ‘Neotes’ ku ky i fundit ka bërë të gjitha analizat që përcaktojnë realisht saktësinë e cilësisë së ujit në Tiranë.

Pas analizave të detajuara dhe të shpjeguara nga specialistët italianë, rezulton se uji në Tiranë për shumë pak kohë do bëhet plotësisht i pa konusmueshëm.

Këtë analizë e mbeshtet edhe specialistja, Françeska Korance e cila deklaron për ‘Piranjat’ se: ‘ujit në Tiranë, në periudha të caktuara të ndotjes, i hidhet shumë klor dhe kjo e dëmton jashtëzakonisht shumë shëndetin e qytetarëve.

Këto metoda janë shumë të dëmshme dhe se duhet gjetur një mënyre tjetër për të mbytur mikrobet, të bazuar në rregulla standarte’.

Share it :