Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) me anëtarë në Francë, Zvicër, Itali, SHBA dhe Kanada ka realizuar një intervistë ekskluzive me Reporterët pa Kufij (RSF) me seli në Paris për një shpjegim të detajuar të notës që i është dhënë Shqipërisë në Raportin e fundit mbi lirinë e shtypit në botë.
Indeksi vjetor i lirisë së mediave e lë gjithmonë Shqipërinë në vend të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në vendin e parafundit në kontinentin Europian.
Sa i përket renditjes, një nga arsyet renditet dhuna ndaj gazetarëve Reporterët pa kufij ka deklaruar se për të përmirësuar raportin mes pushtetit dhe medias, është i nevojshëm një rotacion politik
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD): Pra, rotacioni politik mund të shërbejë si terapi për të përmirësuar raportin mes pushtetit dhe medias?
Reporterët pa Kufij (RSF): Po, mjaftueshëm.




