Deklaratat e Ngjelës/ Enkel Demi, Beti Njuma dhe Desara shpërthejnë ndaj avokatit Ngjela: O fëlliqësirë! Të ka lënë mendja

Deklarata e avokatit Spartak Ngjela e bërë gjatë emisionit “Më lër të flas”, ku tha se femra teksa përdhunohet dhimbja i kthehet në kënaqësi dhe nuk e kundërshton më përdhunuesin e saj, ka sjellë një revoltë të madhe në rrjet.

 

Përveç komentuesve të cilët e kanë “kryeqëzuar”në rrjetet sociale, kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë edhe nga gazetarë, analistë.

 

Fillimisht ka reaguar gazetarja Beti Njuma, e cila përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se avokatin Ngjela e ka lënë mendja.

 

Ngjela left the chat ose Avokat të ka ik meNia!”, shkruan Njuma.

 

Gjithashtu ka reaguar edhe prezentuesi Enkel Demi, i cili shkruan se avokati është rëndë.

 

“Ky është rëndë…”, shkruan Demi

 

Po ashtu dhe gazetarja Dasara Karaiskaj ka reaguar mbi këtë deklaratë, duke e quajtur Ngjelën flliqësirë dhe neveri.

 

“O Spartak Ngjela, o pis! O fëlliqësirë. O neveri. Kaq kisha, faleminderit,” shkruan Dasara.

 

 

 

Share it :