“Los Angeles Times”: Filmi “Shok” fiton Oscar-in

Edhe pak orë nga nisja e ceremonise se ndarjes së çmimeve “Oscar”. Ceremoni madhështore kjo në të cilën filmikosovar “Shok” po konsiderohet si më favoriti për të qenë fitues.

E kjo do të jetë një arsye më shumë që kosovarët të mbajnë sytë në ekranet e tyre kur të fillojë sfida ku kasti dhe aktorëtkosovar do të përballen me yje botëror, transmeton Klan Kosova.

Por edhe në këtë kohë, pavarësisht se ditëve të tjera u tha se “Shok” do të shokojë të gjithë, e fundit tashmë është revista “Los Angeles Times”, e cila rradhit filmin kosovartriumfues.

Ajo bën fitues filmin “Shok”, i cili shkruajti histori në kinematografinë kosovare duke u bërë i pari nga Kosova i nominuar për cmimin prestigjioz “Oscar”.

Kjo e fundit me statistikën e tyre, la prapa “Ave Maria” i cili konsiderohej si filmi më konkurrent për “Shok’”-un.

Share it :