Opozita e Kosovës ka hedhur sërish gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.
Gazi u hodh pasi deputetët mbaruan diskutimet e tyre kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit, të cilin e cilësuan si njeriun e Vuçiçit dhe arkitektin e “Zajenicës”.
Seanca është ndërprerë dhe pritet rifillimi me procedurën e votimit.
Ndërkohë, në sheshin “Adem Jashari” vijon manifestimi i protestës së opozitës.




