Kongresmenja Green: Askush nuk e ka minuar demokracinë tonë më shumë se Soros

Ligjvënësja amerikane Marjorie Taylor Green sulmoi ashpër miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros.

Ajo tha se ai e ka dëmtuar demokracinë amerikane, ndaj duhet t’i hiqet shtetësia.

“Asnjë person tjetër nuk e ka minuar demokracinë tonë më shumë se George Soros.

Pse i duhet lejuar të mbajë nënshtetësinë,” shkroi ajo.

Reagimi i saj vjen pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se do arrestohet të martën.

Një prokuror i Sorosit, Alvin Bragg mund të ngrejë padi ndaj Trump.

Ish-presidenti amerikan ka bërë thirrje për protesta kundër drejtësisë së Sorosit.

Share it :