Ja si mund të zgjidhet kriza e vulës në fletët e votimit

Nga Avokati Altin Goxhaj

Sot në Fax News, duke zbraz edhe disa fishekë nga karikatori i fundit që më ka mbet në betejën e dëshpëruar donkishoteske për Shpëtimin e Shqipërisë:

Ja si mund të zgjidhet kriza e vulës në fletët e votimit:

Përderisa vulëpërdoruresit sipas KQZ nuk janë në gjëndje ta përdorin vulën sepse nuk kanë 2000 kandidatë dhe 8000 komisionerë për 14 Majin, të Hënën anëtarët e Grupit Parlamentar prej 28 deputetësh që nuk njohin Berishën si Kryetar, tu kërkohet zyrtarisht nga deputetët e angazhuar në fushatën lokale, që të vënë vulën në dispozicion të PDsë që ka gati 2000 kandidatë dhe 8000 komisionerë për regjistrim në KQZ ndryshe ata të konsiderohen publikisht përgjegjës para çdo anëtari dhe qytetari shqiptar për fitoren e Ramës dhe Veliajt në Zgjedhjet Lokale!

Sherret se kush drejton PD-në kanë kohë ti zgjidhin, por pa cënuar Zgjedhjet e 14 Majit!

Ata deputetë që do sabotojnë pjesmarrjen e PD në Zgjedhjet Lokale të informohen publikisht se tashmë problemet do ti kenë në marëdhëniet e tyre me vetë anëtarësinë e PD dhe qytetarët shqiptarë si tradhëtarë të interesit kombëtar dhe jo muhabete sherresh të zakonshme politike!

Share it :