Familjarët kërkonin vajzën, policët mesazhe seksiste me foton e dërguar në WhatsApp. Pezullohet shefi i komisariatit

Është pezulluar nga detyre Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në Tiranë, pas publikimit të komunikime që zhvillonte në WhatsApp me efektivët e policisë për një vajzë që kishte humbur kontaktet.

Komunikimet e tyre ishin seksiste dhe tallëse edhe pse  e reja ishte shpallur e humbur dhe familjarët prisnin lajme nga efektivët e policisë që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Por, në vend që të ishte një komunikim pune dhe bashkëpunimi për gjetjen e të resë, shefi i komisariatit dhe efektivët kanë gjetur kohë për të bërë batuta me njërit-tjetrin dhe të talleshin me rastin duke patur për objekt të shpallur të humbur nga familja.

Policia e Shtetit bën me dije se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast./ Opinion.al

Share it :