Mbështetje, Nxitje dhe Motivim/ Ilir Meta: Ky do të jetë raporti ynë i pandryshueshëm me sipërmarrësit e rinj

Nga Ilir Meta
Mbështetje, Nxitje dhe Motivim!
Ky do të jetë raporti ynë i pandryshueshëm me sipërmarrësit e rinj, në mënyrë që të zhvillojmë ekonominë dhe të garantojmë paga dinjitoze për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.

Vetëm këtu tek ne, taksat rriten në mënyrë të pandërprerë, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.

Pa paralajmërim dhe pa menduar se cilido që ka nisur një biznes, ka bërë një plan biznesi, ka marrë një kredi dhe do t’i duhet ta shlyejë atë kredi.

Kështu që besoj që kjo do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe ne do të jemi tërësisht bashkëpunues me biznesin, me sipërmarrësit, sidomos me gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan të hyjnë në këtë rrugë, do t’i nxisim, do t’i motivojmë dhe për çdo akt që ka të bëjë me ecurinë e biznesit, të sipërmarrjes do të ketë një konsultim të ngushtë dhe kurrë nuk do të ndërmarrim veprime arbitrare, të cilat thyejnë besimin dhe dëmtojnë klimën e investimeve.

Share it :