Arkitekti gjerman Peter Ëilson ka ardhur në Shqipëri që në kohën kur Kryeministër ishte Fatos Nano. Studioja e tij arkitekturore konkurroi në vitin 2002 për planin rregullues të kryeqytetit (atëherë kryebashkiak ishte Edi Rama), por nuk arriti të fitonte. “Bolles+Ëilson” u rikthye në vitin 2008 në konkursin për rehabilitimin e zonës së liqenit artificial (sërish kryetar bashkie ishte Edi Rama) por sërish rezultoi humbës në garë. Por pas vitit 2013, Edi Rama zbuloi cilësitë e shkëlqyera të arkitektit gjerman. Atij iu besua projekti i rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi në Shkodër, stadiumit “Elbasan Arena”, ndërtimi i Kullës në qendër të qytetit të Korçës dhe, ndër shumë projekte të tjera, edhe ai i rehabilitimit të parkut të liqenit artificial. I njëjti park nga i cili u refuzua 8 vjet më parë. Por si ndodhi që nga një arkitekt vazhdimisht humbës në garat me kryebashkiakun Rama, Peter Ëilson u shndërrua në arkitektin e preferuar të Kryeministrit Rama? Bashkëpunimi me studion shqiptare “Atelier 4” duket se ishte rruga drejt suksesit. “Atelier 4” është studio e drejtuar nga Alban Eftimi, ish-drejtor për shumë vjet në Bashkinë e Tiranës dhe një nga njerëzit më të afërt të ish-kryebashkiakut që sot është Kryeministër, Edi Rama. Në bashkëpunim me Alban Eftimin u fitua projekti për stadiumin e Shkodrës, stadiumin e Elbasanit, kullën në qendër të qytetit të Korçës e plot të tjera. Duket se arkitekti gjerman kishte nevojë për një partner pranë Qeverisë për të fituar projektet e tij. Pasi u bë ortak me Alban Eftimin, iu shtua edhe përcaktori “i famshëm”.




