Dhunimi i politikanit dhe pedagogut shqiptar Petraq Milo në pikën kufitare Sukubinë – Murriqan, është një ngjarje e ndodhur prej më shumë se një muaji, e cila nuk ka marrë asnjë reagim nga qeveria. Ishte deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ajo e cila ka reaguar së fundmi për këtë cështje duke e cilësuar si një akt të rëndë që duhet dënuar.
Gjatë fjalës së saj në kuvend shtoi:
“Ky është një akt shumë i rëndë dhe dënoi heshtjen e qeverisë në lidhje me këtë rast.
Një akt shumë i rëndë për të cilin nuk kam dëgjuar asnjë përfaqësues shteti të flasë. Qeveria do të shkojë në ekskursionin e radhës në Mal të Zi.
Nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasë për të drejtat e qytetarëve që trajtohen keq. Kur shteti im dhe shteti juaj nuk e ngre zërin për të mbrojtur këto të drejta bazë, atëherë çfarë kërkojmë ne. Këto janë gjërat bazë”, deklaroi Tabaku.





