Protestat e pedagogëve në vesh të shurdhër/ Meta: Bashkohuni me lëvizjen e opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj protestave të pedagogëve dhe kërkesave të tyre që siç duket, po bien në vesh të shurdhër.  Duke i ftuar që t’i bashkohen opozitës ai është shprehu duke thënë :

“Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.

Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga Qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.

Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti.

E kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës.

Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”.

Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës!

Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve!

Bashkë jemi më të fortë!,” shkruan Meta.

 

 

 

 

Share it :