Gazetarja e Zërit të Amerikës ia pret në mes ligjërimin propagandistik ministrit Beqaj, i koha mbaroi

https://youtu.be/8PG6R0_ZwIo

Ministrit Beqaj ndoshta nuk i ka ardhur mirë por koha televizive është e çmuar dhe këtë ka dashur ti thotë edhe gazetarja e lajmeve në studion e Zërit të Amerikës, e cila ia ka ndërprerë ligjërimin në mes kreut të Shëndetësisë edhe pse ky i është lutur  që ta çojë deri në fund atë çka kishte ndërmend të thoshte.

Gjithçka ka ndodhur në intervistën që Ministri Beqaj ka dhënë këtë mbrëmje në studion e Zërit të Amerikës, ku megjithë ndërhyrjet e shpeshta të gazetares, drejtuesi i Shendetësisë ka mbajtur një diskurs të gjatë propagandistik mbi reformat që qeveria Rama dhe ministria që drejton kanë ndërmarrë në fushën e shëndetësisë.

A ishte kjo apo jo arsyeja pse spikerja e mbylli intervistën apo koha e përcaktuar e intervistës kishte përfunduar, kjo mbetet për tu vlerësuar? Ndiqni për më shumë video se si spikerja e Zërit të Amerikës i thotë ministrit Beqaj: “Gjithë të mirat. Koha mbaroi”

 

Share it :