Deputeti i PD-së njëherësh anëtar i Këshillit të Etikës në Kuvend Bledion Nallbati në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se përjashtimi i deputetëve të PD-së nga parlamenti “është çmenduaria e radhës e kësaj qeverie e PS-së.”
Bledion Nallbati: Kjo është çmenduaria e radhës e kësaj qeverie e PS me tendencën për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që kanë ndodhur. Tashmë kanë arritur në një fazë ku jo vetëm nuk duan të japin llogari por as të mos ju kërkosh më llogari.
Nallbati thotë se “opozitës nuk mund ti mohohet fjala”.
Sakaq ai nuk lë pa përmendur as Nikollën për të cilën thotë se “e ka humbur komplet drejtimin e atij kuvendi, nuk mund ta drejtosh Kuvendin e Shqipërisë me urdhëra verbal në sallë nga Taulant Balla apo me telefon nga Edi Rama, ka rregullore kuvendi që duhet zbatuar”.
Bledion Nallbati: Kuvendi duhet të funksionojë si një kuvend pluralist dhe jo si një kuvend monopartiak. Gjithë shqiptarët e kanë parë se përveç konflikteve për ndërprerje të fjalës aty janë kaluar ligje në mënyrë të njëanshme. Të kalosh ligje pa u diskutuar është antikushtetuese. Opozita do të kërkojë të drejtën e vetë, fjala nuk mund ti mohohet. Nikolla e ka humbur komplet drejtimin e atij kuvendi, nuk mund ta drejtosh Kuvendin e Shqipërisë me urdhëra verbal në sallë nga Taulant Balla apo me telefon nga Edi Rama, ka rregullore kuvendi që duhet zbatuar.
Ora News




