Haradinaj: Krijimi i ushtrisë dhe Byroja e Hetimeve, kyçe për sigurinë në Kosovë

Krijimi i ushtrisë së Kosovës dhe themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve, janë dy reformat kyçe sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për kompletimin e sistemit të sigurisë në vend.

Në një postim të shkurtër në fb, Haradinaj thotë se programi për këto reforma është i bazuar në nevojat e domosdoshme për funksionalizimim e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.

“Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur ligjore e kushtetuese për të realizuar reformat në këto fusha” shprehet ai.

Share it :