Tiranë/ Ushqimet 1 muaj përpara skandence do shkojnë për familjet në nevojë

 

Varfëria është një nga fenomenet më shqetësuese në vendin tonë. Shumë familje jetojnë në skamje totale. Politikat që ka ndërrmarrë shteti në lidhje me këto kategori shpesh ose për të mos thënë kurrë nuk I kanë dhë zgjidhje. Organizata dhe nisma të ndryshme mundohen të punojnë dhe tu vijnë në ndihmë.  Politikanët të gjithë me radhë kujtohen në momentet elektorale me një thes miell apo me një pako me ushqime. Dje Bashkia e Tiranës doli me një projek ku deklaroi se: “asnjë supermarket nuk duhet ti hedhë poshtë ushqimet të cilat kanë një muaj afat përpara skadencës pasi ato do të shkojnë për familjet në nevojë”. Kjo është formula që ka prezantuar Bashkia. Por a mjafton kjo për tu ardhur në ndihmë aryre familjeve dhe skadenca e këtyre ushqimeve a përbën problem për jetët e tyre?  E gjithë kjo situatë është ngritur sa për të mbyllur zërat e ngritur për mënyrën se si do ti vihet në ndihmë kësaj kategorie. Nga ana tjetër ishte ky një propozim I hedhur si në erë sepse nuk dha asnjë informacio se sa të gatshëm do të jenë këta bizmese për tu ardhur në ndihmë.

 

Share it :