Vdes shkrimtari Umberto Eko. Do të na mungojë shikimi i tij për botën

Ai ishte 84 vjeç, ishte një filozof, semioticien dhe ekspert i komunikimit.

Umberto Eko vdiq, dhe bashkë me të bota ka humbur një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm bashkëkohorë. Të gjithë ne do të humbasim opinionin e tij për botën. Ai ishte 84 vjeç. Vdekja ka ndodhur në 22:30 natën e 19 shkurtit në shtëpinë e tij.

I lindur në Aleksandri më 5 janar 1932, Umberto Eko ishte një semiotician, filozof dhe shkrimtar pjellor. Në vitin 1988 ai themeloi Departamentin e Komunikimit në Universitetin e San Marinos. Që nga viti 2008 ai ishte profesor emeritus dhe kryetar i Shkollës së Lartë të Shkencave Humane të Universitetit të Bolonjës.

Share it :