Kupa e Shqipërisë/ Kukësi përmbys Teutën, Flamurtari suprizon Tiranën dhe kalon në gjysmëfinale

Verlindorët nuk i kanë falur durrsakët duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, dhe i siguroi vetes një biletë për në gjysmëfinale

Vlonjatët kanë treguar që janë përmisuar shumë që nga pjesa e parë e seznoit dhe sigurimi i biletës duke mundur Tiranën u jep më shumë besim për të ardhmen

Edicioni i këtij viti të Kupës së Shqipërisë po dhuron spektakël dhe këtë e treguan ndeshjet e çerekfinales. Në veçanti dalohet Kukësi që është në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për të 4-tin sezon rradhazi. Verilindorët përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Teutës në Zeqir Ymeri.Një takim i vendosur nga mbrojtja pasi ishin pikërisht dy titullarët e qëndrës së prapvijës kukësiane, Ylli Shameti dhe Renato Malota ata që realizuan golat e kualifikimit për Kukësin. Një kualifikim i arritur në një moment të vështirë që mund të shërbejë si një pikë kthese për sezonin e Kukësit. Tashmë trajneri Klodian Duro mund të ndihet më i qetë. Kukësi e dëshironte me cdo kusht kualifikimin dhe për këtë arsye presidenti Safet Gjici kishte hapur dyert e stadiumit për të patur një mbështetje sa më të madhe nga tifozeria kuksiane.Në Zeqir Ymeri sfida nisi me verilindorët me kërkues. Gjithsesi skuadra e Duros e kishte të vështirë të gjente hapësira në mbrojtjen e Teutës, dhe minutat e para i shërbyen më shumë Kukësit për të studiuar lojën e kundërshtarit. Rastin e parë të vërtetë në këtë sfidë Kukësi e krijoi në minutën e 20-të. Kroati Matija Dvornekovic përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke goditur fluturimthi, megjithatë tentativa e tij mori kundërpërgjigjen e shkëlqyer të Shpëtim Mockës.Nuk vonoi shumë dhe verilindorët arritën të zhbllokonim shifrat me Ylli Shametin. Krosim i Biringuetës nga këndi, në qëndër të zonës Ylli Shameti kërceu më lart se të gjithë dhe me një goditje të saktë me kokë realizoi golin e epërsisë për Kukësin. Festë e ligjshme në shkallët e Zeqir Ymerit pas këtij goli të qëndërmbrojtësit gjirokastrit. Vetëm disa sekonda më pas Izair Eminit iu paraqit mundësia e golit të dytë por goditja e sulmuesit shqiptaro-maqedonas nga një pozicion i prirët pas asistit të Dvornekovic ishte e dobët dhe u prit pa vështirësi nga Mocka. Për të parë një rast të Teutës në këtë sfidë duhej pritur minuta e 43-të, kur Njijas Lena tentoi nga limitet e zonës por goditja e tij përfundoi jashtë. Edhe pas pushimit Kukësi kishte më shumë inciativë. Në minutat e para të pjesës së dytë Izair Emini pretendoi për një penallti por arbitri kryesor Lorenc Jemini lejoi vazhdimin e lojës. Në të 61-tën ishte rradha e Eri Lamces për të provuar goditjen drejt portës së mbrojtur nga Koci, por goditja me kthesë e futbollistit të Teutës ishte pasaktë. Frika e pësimit të një goli që do ti nxirrte jashtë Kupës bëri që të dyja skuadrat të ishin shumë të kujdesshme gjatë minutave në vazhdim dhe ritmi i lojës ra ndjeshëm. Në të 80-tën gjithsesi provoi Dvornekovic por goditja e tij me kokë ishte e gabuar.Në të 85-tën provoi edhe i sapofuturi në lojë braziliani Jean Carioca, por goditja e tij ishte tërësisht e pasaktë.Megjithatë për të ngritur peshë të tifozët e shumtë në Zeqir Ymeri mendoi një tjetër qëndërmbrojtës pikërisht kapiteni Renato Malota i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e Mockës pas harkimit të Erick Flores duke realizuar golin e dytë dhe atë të kualifikimit për Kukësin. Në minutat e mbetura reagimi i Teutës mungoi dhe vërshëllima e fundit e Jeminit vulosi kualifikimin e Kukësit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Pas 2 finaleve të humbura në 2 sezonet e fundit ndaj Flamurtarit dhe Lacit për Kukësin ndoshta ky mund të jetë viti i duhur për të triumfuar në këtë kompeticion.

Flamurtari mposht Tiranën

Flamurtari në gjysmëfinalet e Kupës, i thotë lamtumirë kompeticionit Tirana që mundet 2-1 nga formacioni vlonjat në Selman Stërmasi. Skuadra vlonjate kualifikohet falë golit në fushë kundërshtare pasi kishte humbur 1-0 në shtëpi dhe mban gjallë shpresat për trofeun që shpëton sezonin ndërsa Tiranës që pëson humbjen e parë pas 9 ndeshjesh i mbetet të mendojë vetëm për kampionatin. I detyruar të improvozjë si pasojë e mungesave me peshe Ilir Daja ndryshonte sërish duke rreshtuar skuadrën me 4-2-3-1 me Karabecin e Teqjan në digën e mesfushës dhe Kërcikun, Fukuin dhe Gilman Likën në mbeshtetje të brazilianit Hugo, 4-3-3 për një formacion sulmues për Flamurtarin e Ramadanit që i duhej të përmbyste disavantazhin 1-0 me Silvën, Danillon e Hoxhën në tredhëmbëshin e sulmit. Fillimi më i mirë për Tiranën me Fukuin që krijon rastin e parë të vërtetë në të 11 kur hyri në zonë rrezikshëm por gjeti gati në shtyllën e parë Ilion Likën. Befasia e parë për bardheblutë erdhi në minutën e 16 me Bruno Telushin që shënon nga distanca. Fatal devijimi i topit që mashtron Edvan Bakajn, 1-0 për Flamurtarin dhe gjithcka rinis nga fillimi. Në të 17 Hugo ka në këmbë topin e avantazhyit por e shpërdoron me këtë goditje të dobët ndërsa vetëm një minutë më pas para portës shfaqet Gilman Lika që tenton me kokë, i përgjigjet mbi vijën fatale Ilion Lika. Tirana mbetet më kërkuese në pjesën e parë që pavarësisht e mbyll në disavantazh me gjërat që ndryshojnë menjëherë me fillimin e së dytës. Minuta e 47 krosim i Teqjas nga e djathta dhe Fukui nuk fal me kokë. 1-1 dhe festa është për bardheblutë që e shohin veten të kualifikuar me këtë rezultat, por Flamurtari nuk ka më se ctë hubasë dhe rrit presionin duke gjetur atë që kërkonte në minutën e 67 kur Lushtakun kombinon me Danilo Alves për të hyrë në zonë dhe shënuar golin e avantazhit. 2-1 është rezultati që kualifikon Flamurtarin dhe Tirana merr një tjetër goditje në shpresat për të rikuperuar në minutën e 77 kur Erjon Hoxhallari merr kartonin e dytë të verdhë nga Laver Alla duke lënë skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Gjithsesi e keqja ende s’ka mbaruar pasi Teqjan e tradhëtojnë nervat, fillimisht i hedh topin Da Silvas dhe kur Laver Alla i tregon të verdhin i ul dorën duke marrë kështu ndëshkimin maksimal dhe urdhërat e marshimit jashtë fushe. Tirana në vështirësi me Danillon që në minutën e 86 humb rastin për të mbyllur ndeshjen përballë Edvan Bakajt dhe Tirana ddhe me 9 lojtarë në fushë provon deri në fund, me Ilion Likën që i duhet të bëjë mrekullinë në minutën e 92 fillimisht në goditjen nga distanca të Gilman Likës dhe në goditjen e këndit menjëherë më pas , vlonjatët janë të destinuar të vouajnë deri në sekondat e fundit të shtesës, për të mbrojtur avantazhin 2-1 q ë n kualifikon Flamurtarin që kalon në gjysmëfinalet e Kupës, aty ku mund të justifikojë milionat e investuara ndërsa për bardheblutë e elminuar pasi janë mundur për herë të parë pas 9 ndeshjesh rruga për në Europë mbetet vetëm një, ajo nga kampionati.

Skënderbeu nuk e fal Vllazninë

Skënderbeu nuk bën blof në ndeshjen e kthimit të Kupës me Vllazninë, fiton 2-1 dhe siguron një biletë në fazën gjysmëfinale. E pamundur për ekipin shkodran që të bënte më shumë përballë formacionit më të mirë të kategorisë superiore, ndonëse në “Reshi Rusi” kishin marrë një barazim premtues. Josa preferoi të mbante në stol sulmuesin më të mirë të kampionatit Hamdi Salihin, për t’i dhënë kënaqësinë e debutimit Valmir Nafiut, ndërsa përkrah James në vijën e parë u aktivizua brazialini Renatinjo. Në radhët e kuqebluve mungonin për arsye shëndetësore dy elementëtë rëndësishëm, Arbri dhe Shtubina, si dhe trajneri Cungu i pezulluar 2 ndeshje nga Disiplina,. Skënderbeu e këkoi me ngul golin që në minutat e para, por Progni në të paktën dy raste nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë. I pavëmendshëm James në të 17-tën, teksa shumë pranë portës nuk arrin t’i japë drejtimin e duhur topit. Në të 29-ën nigeriani provon me një goditje prirët me portën, por gjen në pozicion portierin Dragojevic. Gabim i rëndë në rreshtim i mbrijtjes shkodrane në minutën e 41-të në zhvillimet e një goditjeje dënimi. Esquardinja asiston Renatinjon, që godet saktë më kokë, duke nxjerrë jashtë loje Dragojevicin. Skënderbeu nuk mund të ishte i qetë me avantazhin e vetë, një goli, ndaj futet në fushë në pjesën e dytë për ta thelluar rezultatin. Josa clirohet përfundimisht në minutën e 56 kur James Adeniyi i asistuar nga Lilaj realizoi golin e 2-0. Vllaznia mund ta rihapte ndeshjen në të 73 me Arlind Kalajën, që përballë Shehit nuk arrin të shënojë. Portieri durrsak me eksperiencën e tij kryen një ndërhurje vendimtare. Në të 83 Shehit i vjen në ndihmë shtylla, ndërsa në aksionin pasardhës muk i jep kënaqësinë e golit Hakajt, megjithatë nuk mundi të bënte asgjë në të 88-ën, kur Marku përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes për të shkurtuar diferencën Gjithsesi minutat e mbetura dhekoha shtesë nuk mjaftuan për një tjetër gol të Vllaznisë, që do t’i jepte kualifikimin.

Share it :