Ky është momenti i tmerrshëm se si një sërfiste vozit në ujërat e gjirit të Afrikës së Jugut pa vënë re se ishte e rrethuar nga pesë peshkaqenë.
Gruaja e paidentifikuar ishte e ulur në dërrasën e saj me këmbët varur në ujin e gjirit Cape Toën madje në një moment ajo edhe zbret prej saj.
Fatmirësisht për të, peshkaqenët Bronze Whalers dhe një i llojit “Thresher” nuk janë grabitqarë që hanë njerëz.
Imazhet nga lart janë kapur nga Jean Trefson, i cili po fluturonte me girokopter në plazhin Strandfontein kur dalloi sërfisten dhe u ndje nervoz pasi pa sa afër ishte ajo me peshkaqenët.
“Pashë disa peshkaqenë që kaluan vetëm disa metra larg dërrasës së sërfit madje njëri prej tyre kaloi poshtë saj.”- tha 41 vjeçari për Daily Mail.




