Lubonja përplaset me Hilën për Portin e Durrësit: Qenke rëndë fare…

Emisioni ‘Open’ ku u fol për Portin e Durrësit u zhvillua r me debate dhe diskutime të ashpra mes të ftuarve.

 

Ka qenë analisti Fatos Lubonja i cili ka kundërshtuar plotësisht marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Ndërsa nga ana e tij analisti Artur Zheji ka mbajtur një qëndrim më të pranueshëm lidhur me këtë marrëveshje.

DEBATI

Hila: Po gjej një tjetër. Nuk bëhet me garë se ke futur edhe ti aksionet e tua. S’ka ardhur asnjë.

Rakipllari: Shteti i korruptuar, ndaj nuk ka ardhur asnjë. Shteti nuk mund të jetë operator ekonomik, por është rregullator dhe bën procedura transparente. Shteti bën pallate, është operator ekonomik për të bërë pallate në Durrës?

Hila: Ky është turizmi që sjell paratë.

 

Lubonja: Sot qenka rëndë fare. Do të ngelesh në histori. Unë jetoj këtu ku jam, s’po përdor fjalën Mercesez Benz, por parajsë e  turizmit që është Toskana…Po të vish këtu në Toskanë ai bregdeti që ne e kemi mbushur me pallate në shumë zona ka vetëm pyll si ka qenë Durrësi si dikur. Ata gjermanët e Mercedezit , kur vijnë bëjnë atje turizëm nuk shkojnë me Mercedez deri ke deti.

 

 

 

 

Share it :