Zgjedhjet afatmesme në SHBA kanë shuar pritshmëritë e republikanëve për një “dallgë të kuqe” që do të konsistonte me fitoren e tyre të thellë si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Megjithatë fitorja e ngushtë ka vënë në dukje diçka tjetër.
Ernest Nasto, studiues i politikave amerikane tha në “Radar Informativ” se në Florida-n “e nxehtë” duket se republikanët kanë gjetur yllin e tyre në ngritje. Bëhet fjalë për Ron DeSantis, i cili sipas gjasave do të jetë ai që do të sfidojë Trump në garën brenda republikanëve dhe nëse fiton t’i përfaqësojë edhe në zgjedhjet presidenciale.
“Ishte një nga ato të panjohurat e mëdha të këtyre zgjedhjve. Në qoftë se kandidatët e lëvizjes MAGA nuk do të përfaqësoheshin aq mirë dhe Ron DeSantis do të fitonte me rezultat të thellë, ai do të ishte i pandalshëm në rrugën e tij drejt presidencës. Në qoftë se është i aftë ti rezistojë Trump do e ketë të sigurt fitoren në Partinë Republikane”, tha Nasto.




