Berisha: Shqipëria po shpopullohet më shpejt se vendet që janë në luftë civile

Berisha: Shqipëria po shpopullohet më shpejt se vendet që janë në luftë civile
Kam kënaqësinë që takohem me ju. Një takim që zhvillohet në prag të disa ngjarjeve shumë të mëdha për vendin. Së pari, zhvillohet në një moment kur ne njëlloj si në 1990, kemi pushtuar lajmet e Europës dhe botës si populli i gomone dhe zhvillohet një dramë shekspiriane në kanalin e La Manshit, ku mijëra shqiptarë largohen për shkak të qëndrimeve, politikave, jo humane, antishqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ky shpopullim i shpejtë, marramendës i vendit, tejkalon ritmet e shpopullimeve nga luftërat civile apo katastrofat e tjera natyrore. Nga 2014 deri në 2021 vetëm në hapësirën e BE-së, u larguan mbi 744 mijë shqiptarë, sipas Eurostat. Ky largim i madh nga vendi është rezultante e vjedhjes së shqiptarëve nga një qeveri që bën gjithçka me të gjitha vendimet, ligjet, praktikat që ndjek, pasurohet vetë dhe vjedh, varfëron shqiptarët. Mediat britanike në unison kanë bërë fjalë për largimin e shqiptarëve nga varfëria. E vërtetë kjo, por nëse shohim përtej saj gjejmë dy gjëra. Gjejmë vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve nga qeveritarët si askund tjetër. Është pikërisht kjo që nuk lejon rritjen e rrogave, pensioneve, bursave, etj., përkundrazi për shkak të inflacionit bëhen më të ulëta nga viti në vit. Shqiptarët varfërohen në mënyrë të tmerrshme nga çmimet, si në asnjë vend tjetër. Askund nuk ka borde komuniste, ku kryeministri i lavdëron dhe i çon në qiell, me anë të të cilëve mban çmimet më të larta, ndër më të lartat në Europë. Ushqimet bazë në Shqipëri janë 7-10 % sa mesatarja në vendet e BE-së, kur rroga mesatare është 6 herë më e ulët. Nafta është në nivelet më të larta, të hapësirës Europiane, ku rroga e shqipytarëve është shumë herë më e ulët. Krahas këtyre Edi Rama i ka shndërruar pasuritë publike në një mallkim për qytetarët shqiptarë. ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Fut

Alba

NJOFTIM PËR SHTYP • Berisha: Qeveria luan me energjinë, shqiptarët viktima të një bixhozi të tmerrshëm Ju shikoni energjinë, se si ajo përdoret si një shpatë demokleu, se si përdoret si një kamxhik dhe ndëshkim për shqiptarët dhe bizneset shqiptare, në një kohë kur për hirë të së vërtetës, rezervat ujore kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë. Vitin e kaluar prodhimi i energjisë ka qenë 2 terravat më i lartë se konsumi dhe humbjet. Kjo nuk ka rëndësi, shqiptarët nuk përfitojnë nga kjo pasuri e madhe, sepse shqiptarët janë viktimë e një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë. Energjinë që prodhohet e shesin agjentëve të tyre me ¼ e çmimit që shitet në bursë dhe pastaj kjo rieksportohet me një çmim 4 herë më të lartë dhe ndahet me qeveritarët. Njerëzit nuk e ndjenjë, por vjedhjet që bëhen me energjinë janë të paimagjinueshme. Platforma që përdoret për ofertat në energji është tërësisht e pacertefikuar e bërë nga blerësit e energjisë. Hapin tenderin për 3 orë, ku shpenzojnë 400 milionë e jo më pak dhe e mbyllin sipas pazarit që është bërë më para. Në 9 vite nuk është shtuar një megavat prodhim energjie nga era, janë shtuar maksimumi 5-10 megavat nga panelet solarë, por edhe ndaj tyre qeveria sillet me një banditizëm të pashembullt, ua merr në verë dhe nuk u jep asnjë qindarkë. Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar. ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Share it :