“22 mln € charterat, 450 mln € inceneratorët, 2.2 mld € ‘Rilindja Urbane’! Pse SPAK s’e heton Ramën?”

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi fluturimet e kryeministrit Edi Rama me charter dhe miliona euro të shpenzuara nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për luksin e kreut të qeverisë.

“Zaho është produkt i përfitimit ndërsa Rama e Linda janë produkt i shfrytëzimit të taksave të shqiptarëve për 22 mln euro udhëtime që ka bërë. Një nga problemet më të vogla që ka Shqipëria. 22 mln euro udhëtime, 450 mln euro inceneratorë, 2.2 mld euro rilindja urbane.“-tha Hoxha.

Ai theksoi se SPAK duhet të kishte filluar hetimet për lëvizjen e kryeministrit Rama, për 22 mln euro shpenzime për fluturime.

“Nëse do kishim shtet e drejtësi normale SPAK duhet të kishte filluar hetimet. Taksa që paguhen nga shqiptarët, abuzohet përditë e më shumë. Këtu vijnë zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA, nuk i kemi parë të vijnë me chartera si kryeministri i vendit tonë, jemi vend me ekonomi të brishtë. Të shpenzohen 22 mln euro në këtë varfëri shqiptarët duhet të jenë në shesh për të rrëzuar këtë qeveri.”-tha Hoxha.
Share it :