Maratona mbaroi! Shyqyr që shpëtut shnosh!

Nga Gent Strazimiri

Maratona e Tiranës filloi dhe mbaroi me sukses!

Asnjë ambulancë nuk mbeti pa shkuar në spital sepse askush nuk pati dashakeqësinë të sëmurej që prej orës 08.00 …

 

Asnjë makinë policie nuk pati nevojë të lëvizë nga vendi me urgjencë, sepse edhe kriminelët nuk lëvizën për “në punë”, që të mos prishej zijafeti…

 

Asnjë banor i qendrës së Tiranës nuk u mërzit që ishte dënuar me izolim në shtëpi këtë të dielë…

 

Asnjë kortezh varrimi nuk u bllokua, sepse askush nuk pati paturpësinë të vdesë mbrëmë e të varrosej sot…

 

Shyqyr që shpëtut shnosh!

 

Për Lear Kurtin qé vonë…

Rreth orës 13, e ëma e të ndjerit qante si qyqe në një kanal televiziv tek tregonte si e kishte parë djalin të vdekur në duart e policisë, por askush nuk e kishte mendjen…

… prisnin me çelsa makine në dorë orën 16.00 përballë rrugës së bllokuar, në të cilën vrapuesi i fundit kaloi diku nga ora 11.40…

KAQ!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :