Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza komentoi dje debatin e brendshëm në PS lidhur me zgjedhjet, duke theksuar se kryeministri dhe deputeti Blushi duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre. I pyetur nga mediat në Kryesinë e Kvendit, nëse duhet apo jo të respektohet statusit, Peza tha,: “Gjithmonë duhet zbatuar. Edhe statute, edhe ambiciet e gjithsecilit, edhe gara. Kështu që këtë gjë po bën PS dhe kështu do të ndodhë deri në fund”. Ndërkohë i pyetur nëse është ai negociatori mes Ramës dhe Blushit për të sheshuar debatin mes tyre, Peza e mohoi duke theksuar,: “Nëse do të kishte diçka për të negociuar jam i bindur që kanë 25-30 vjet që negociojnë me njëri-tjetrin, do ta gjejnë dhe këtë moment për të negociuar”. Nga ana tjetër Peza tha se Blushi deri tani nuk ka paraqitur asnjë platformë dhe se nuk mund të komentojë një gjë që nuk ekziston. Ndërkohë i ftuar në “Opinion” dy netë më parë Peza tha se ka më mik deputetin Ben Blushi se sa Kryeministrin Edi Rama. “E kam më mik se Ramën. Hëngra drekë me të, por kjo nuk më ndalon të them mendimet e mia hapur”, tha Peza. Deputeti socialist deklaroi se “Blushi është një personazh që do të bëjë edhe politikanin edhe shkrimtarin, dhe nuk e bën mirë as njërën as tjetrën”. “Ai do të jetë njëkohësisht edhe shkrimtari edhe politikani. Kadare ka thënë se shkrimtari është mbi politikën”, theksoi Peza. Duket i fundit edhe pse po shprehet publikisht e ka shumë të vështirë të ndajë mendjen se në cilin krah të qëndrojë në arenën e “luftës” Rama-Blushi. Ndërkaq Lldhur me debatin brenda PS-së deri tani vetëm tre deputetë i kanë kërkuar strukturave të PS-së hapjen e garës për kryetar, Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi. Dade dhe Hafizi kanë shprehur hapur mbështetjen për Blushin, ndërsa ky i fundit ka theksuar se nën zë ka edhe shumë deputetë të tjerë që janë kundër shkeljes së statutit por se nuk e shprehin publikisht.




