Skuadrat e Manchester gati të mbulojnë me ar Neymar

Dy skuadrat e Manchesterit i shpallin luftë njëra-tjetrës për Neymar Jr. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle të cilat u referohen atyre angleze, United dhe City janë të gatshme të paguajnë kluazolën e largimit të Neymar nga Barcelona që kap shifrën e 190 milionë Eurove, vetëm e vetëm për të bërë të tyrin sulmuesin brazilian. 24-vjecari nga vendi i Sambas është objektivi i parë i trajnerit të ri të Manchester City-it Pep Guardiola për merkaton e ardhshme, madje tekniku spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të Citizines të mos kursehen për të transferuar në Etihaad Stadium një talent të pastër si lojtari brazilian. Neymar në fakt ka një kontratë deri në vitin 2018 me klubin blaugrana dhe drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të bindur ish lojtarin e Santosit të nënshkruajë marrëveshjen e rinovimit. Gjithsesi për Barcën frika e një largimi të mundshëm të 24-vjecarit ekziston sepse milionat që vinë nga Manchesteri mund ta tundojnë jo pak futbollistin. Edhe Djajtë e Kuq janë mëse të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të Neymar nga Barcelona. Problemi më i madh për Barcën në këtë mes qëndron te fakti se si City ashtu edhe United pritet ti ofrojnë një pagë vjetore me shifra stratosferike sulmuesit. Plot 60 milionë Euro në sezon mund të përfundojnë në llogarinë e sulmuesit nëse Neymar pranon të transferohet te një prej skuadrave të Manchester-it. Mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë por e sigurtë është që në Barcelonë kanë filluar të dridhen pasi i druhen një largimi të mundshëm të yllit brazilian.

Share it :