Nga takimi me familjen Jaku, Berisha tha se qeveria ne Shijak nuk po u jep pallatet banoreve se do ti perdore per vota per zgjedhjet lokale.
“Unë isha në Shijak. Kishte pallate të ndërtuara, por nuk i shpërndanin sepse po presin zgjedhjet që t’i përdorin për vota.
Bota i dha 1 miliardë e më shumë, dhe mund të ndërtohej, rindërtohej çdo banesë.
Dje në Parlament ishte dita kur ne duhej të paraqisnim hallet e qytetarëve, diskutimet u kushtohen halleve dhe problemeve të qytetarëve. Dje u thashë aty, sepse ata merren si të mbrojnë atë qeveri, ata ministria dhe mendojnë çdo ditë për veten dhe pasurimin e tyre.
Nuk mendojnë për qytetarët, nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e cila po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje, plaçkitje, lidhje me botën e krimit dhe braktisjen e qytetarëre.
Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e përditshme të tij. i kanë rritur çmimet në qiell, nuk ka turp më të madh. Një shtet që lë punonjëse, që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve të kësaj zone, në një çadër.”