Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të forta, duke shtuar se sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë.
Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se sistemi TIMS u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin.
Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritarë me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh he kriminale dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta që janë prove e bashkëpunimit me politikën. Nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz në duart e krimit.”, tha Berisha.
Denoncoj vendosjen nën kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti, që funksionon si një shtet i mafies.
Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet.
Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale.
Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit.
Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen.




