Financimet ruse, Këlliçi: PD s’mund të ketë njollë veprimet e dështakut Lulzim Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur sërish për çështjen e financimeve ruse në PD gjatë kohës kur selia blu drejtohej nga Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Belind Këlliçi është shprehur se përgjegjës për këtë është vetëm Lulzim Basha, ndërsa shtoi se çdo kush që është i lidhur me këtë aferë duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndër të tjera Belind Këlliçi e cilëson Lulzim Bashën një dështim politik në drejtimin e opozitës.

 “Ata që i kanë lënë një njollë PD-së, duhet të largohen. Lulzim Basha rezultoi një dështim politik në drejtimin e opozitës. PD nuk mund të ketë një njollë për shkak të veprimeve të një lidershipi.

Personat që kanë qenë përgjegjës të bëhen transparentë. Uroj që askush në PD të mos dalë i lidhur me këtë aferë. Personat që kanë pasur dijeni të mbajnë përgjigjësi”, tha ai.

Share it :