Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk është tërhequr nga aministia fiskale.
“Nuk jemi tërhequr por po vazhdojmë të dëgjojmë e diskutojmë për të sheshuar të gjitha moskuptimet, keqkuptimet apo për të ekspozuar mosdëshirën për të kuptuar. Aministia fiskale do të bëhet. E kam thënë dhe e përsëris. E kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. E keni parë dhe në Këshillimin Kombëtar” tha Rama për gazetarët.




