Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha: Rama, avokati më i madh i Vuçiçit. Do të amnistojë krimet serbe në Kosovë

Kreu i PD, Sali Berisha, në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj partie, tha se kjo mbledhje vjen në një moment tepër kritik për vendit ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për raportin që ky i fundit ka me Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.

 

Sali Berisha: Kjo mbledhje bëhet në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin, shoqërinë dhe kombin. Siç ndiqni situatën, Edi Rama çdo javë, muaj, zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj Presidentit serbomadh Vuçisalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Vuçiç dhe Beogradit. Nëse ju merrni diskurin e tij të muajit të fundit, njeriun më të mbrojtur, më të cituar në botë, në fjalimet e Ramës, do të gjeni Vuçiçin. Ky vasal i tij kalon nga samiti në takimit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçiçit, duke i paraqitur kërkesën për zbatimin e sanksioneve si një kërkesë të rrezikshme për paqen, e vërteta është se prapa mbrojtjes që Rama i bën aksit Moskë-Beograd, qëndron vasaliteti i tij nga Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës, qëndron shkelmimi që u bën interesave të shqiptarëve.

 

Share it :