Rama tenton të kamuflojë ligjin antishpifje, AMA do të hartojë “Kodin e Sjelljes” për mediat

Vetëm pak kohë pas tërheqjes nga ligji i konsideruar antishpifje, ku ekspertët denoncuan se synohej kapja e mediave online, qeveria parashikon një tjetër ndryshim, këtë radhë për mediat audiovizive.

Ashtu si edhe në nismën e parë sërish kompetencat kërkohet t’i vendosen AMA-s.

 

Më saktësisht Autoriteti i Mediave Audiovizive, ku anëtarët zgjidhen me votë nga parlamenti, do të ketë detyrimin për të hartuar kodin e sjelljes. Madje edhe të kontrollojë deri në fund zbatimin e tyre.

Madje në relacionin e paraqitur për nismën pranohet se në projektligj përfshihen për herë të parë konceptet e “bashkërregullimit dhe e vetërregullimit”, përmes Kodeve të Sjelljes, akte që do të përcaktojnë standardet dhe praktikat që duhet të respektohen nga ofruesit e shërbimeve mediatike që ofrojnë shërbime mediatike audio dhe audiovizive.

Në fakt në ligj parashikohet fillimisht që do të jetë AMA që do të përcaktojë kodet e sjelljes dhe në pikën ku mediat vetë të miratojnë kodet e tyre për t’i bërë publike edhe në faqet online

 

 

Share it :