Marrëveshja Rusi-Serbi ka sjellë reagime të ashpra në politikën evropiane. Deri më tani ka reaguar raportuesit e disa vendeve në Bashkimin Europian.
Mes tyre ka reagua edhe Eurodeputeti Vladimir Bilcik, i cili është edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian.
Me një shënim në Tëitter, Bilcik, shkruan se kjo marrëveshje është një goditje e madhe e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Si një mbështetës i zjarrtë i çdo hapi drejt një Serbie evropiane, unë e shoh lajmin e marrëveshjes për konsultimeve të planifikuara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë një goditje të madhe për procesin e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor.
Le të jemi të qartë: Rusia po mobilizohet për të sulmuar shtetin kandidat për në BE, Ukrainën, Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së!’, shkruan në Twitter, eurodeputeti Vladimir Bilcik, raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.




