Nga Erisa Xhixho
Skandali i publikuar në emisionin investigativ “Xhadat” në MCN TV, nxjerr në pah dështimin e projektit “Bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe qendrat “After School”, ku prindërit i çojnë fëmijët, janë pa kontrollin e institucioneve të arsimit.
➡️ “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, projekti pilot i tri ministrive, edhe pesë vite pasi u propagandua me të madhe, ka rezultuar dështim total. Asistenca në procesin e të nxënit, në detyrat e shtëpisë dhe ushqimi në katër shkolla të Tiranës nuk është ofruar asnjë ditë të vetme.
➡️Premtimi i ministres së Arsimit në nisje të këtij viti shkollor për 150 shkolla me programin afterschool është thjesht propagandë boshe.
➡️ Dështimi i programit ia ka hapur rrugën qëndrave të palicencuara. Prindërit që punojnë janë të detyruar të paguajnë për fëmijët në qendra që nuk i kontrollon askush.
Jashtë kontrollit të Ministrisë së Arsimit, pyetjet që shtrohen janë :
1-Kush i kontrollon?
2-Ku konsiston kontrolli më konkretisht?
3-Sa është numri i këtyre institucioneve në të gjithë vendin?
4-Sa të sigurt janë fëmijët tanë në to?
5-Cila është cilësia e mësimdhënies në to?
6-Si ia paguajnë ato detyrimet shtetit?




