Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, do të qëdrojë nesër për një vizitë dy ditore në Tiranë.Ai do ketë takime me homolgun Bushati, kryeministrin Rama dhe krydemokratin Lulzim Basha.Në qendër të vizitës do të jenë integrimi i Shqipërisë dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal.
Integrimi i Shqëipërisë dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal, do të jenë në qendër të një vizite dy ditore që do të mbajë në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Kurz viziton Tiranën në kuadër të një turi rajonal, por edhe në kuadër të proçesit të Berlinit, ku takimi i dytë për këtë proçes u mbajt pikërisht në Vjenë.
Axhenda e Kurz nis me homogun Ditmir Bushati në orën 17:00, që do të pasohet me një konferencë për shtyp në orën 17:20.
Kreu i diplomacisë austriake do të jetë në mbrëmje në një takim me komunitetin austriak për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Dita e dytë e vizitës do të nisë me një takim herët në mëngjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha në orën 08:30 dhe dy orë më vonë me kryeminsitrin Edi Rama, që shënon edhe mbyllen e axhendës.
Kurz do t’i drejtohet më pas shtetit të Kosovës.




