Kinë/ Foshnja e porsalindur deklarohet i vdekur, zgjohet disa momente para se të digjej

kineNjë djalë i porsalindur i deklaruar i vdekur në Kinë, është zgjuar duke qarë disa momente para se të digjej.

Foshnja kaloi natën në morg në temperaturën -12 gradë Celcius.

Një punëtor në funeralin në Jinhua kuptoi se fëmija, i quajtur An An ishte ende gjallë kur u nxor nga frigoriferi dhe filloi të qante, raporton Channel Six i Televizionit Zhejiang.

Punonjësi më pas kontaktoi me babain dhe anuloi djegien e planifikuar.

I porsalinduri erdhi në jetë para kohë, pas një shtatzënie 7 mujore në 8 Janar në Spital Pan’an People’s të Zhejiang, provincës bregdetare në Kinën Juglindore.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :