E rëndë në Vlorë, automjeti përplas fëmijën dhe largohet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë i mituri është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentin dhe për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share it :