Kosovë/ Policia arreston 4 persona për armëmbajtje pa leje në afërsi të Decanit

poPolicia e Kosovës ka arrestuar 4 persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën po udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 20 fishekë dhe një pistoletë me 16 fishekë të kalibrit 9mm.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Lidhur me këtë rast, prifti në Manastirin e Deçanit, Sava Janjiç, në një postim në Twitter ka shkruar se janë arrestuar 4 shqiptarë të cilët ai i ka quajtur “islamistë të armatosur”. Ai ndër të tjera ka shkruar se në makinë është gjetur edhe literaturë me përmbajtje islamike.

I pyetur lidhur me deklaratat e Sava Janjiç, Krelani tha se Policia e Kosovës nuk mund ta ndërlidhë rastin me asnjë akt tjetër, përfshirë edhe aktet terroriste, përderisa rasti është nën hetime.
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :