Tiranë/ Babai qëllon me thikë dy vajzat e tij, njëra prej tyre ndërron jetë

ambulanceNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet gjatë orëve të pasdites së të dielës, ku babai ka qëlluar me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë.
Burime paraprake nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku Kujtim Ibraj, ka plagosur me thikë dy vajzat e tij, E.I, dhe Elidona Ibraj, 17 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar babain vrasës, ndërsa është ende duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :