Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta.
Sipas ABC, Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.





