Partia Demokratike ka nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme të strukturave në rrethe nën drejtimin e Komisionit të Rithemelimit.
Në lidhje me këtë deputeti i PD, Luan Baçi është shprehur zgjedhjet e po organizohen nga PD dhe jo nga Foltorja, ndërsa shton se brenda kësaj partie nuk ka fitues dhe humbës por marrje përgjegjësie për detyrën.
Luan Baçi: Nuk ka rëndësi se kush kandidat u zgjodh. Brenda PD nuk ka fitues dhe humbës por ka marrje përsipër të përgjegjësisë. Kandidatët që kanë qenë përballë njëri-tjetrit kanë qenë të devotshëm. Zgjedhjen po organizohen nga PD. Foltorja ishte një lëvizje që u bë brenda PD.
Ai tha se tashmë është koha që demokratët të bashkohen në mënyrë që të merren me vjedhjet dhe abuzimet që bën qeveria.
Luan Baçi: Mendoj se të gjithë ne duhet të bashkohemi tashmë, duhet t’I shtrijmë dorën njëri-tjetrit dhe të punojmë bashkarisht. Nuk duhet të vazhdojmë që pa dashje të bëhemi ndihmesë e Ramës. Është koha që të merremi me vjedhjet e Ramës, me incineratorët, me papunsisë që ka pllajosur vendin dhe me padrejtësinë që u bëhet qytetarëve tanë. Kemi muaj të tërë që nuk po merremi me qeverinë pop o merremi me veten. Si opozitë nuk kemi qenë në lartësinë e duhur që pas 9 shtatorit. Tani ka ardhur momenti që ne të jemi bashkë. Duhet të respektojmë votën e demokratëve dhe të lëmë mënjanë pakënaqësitë me njëri-tjetrin. Vota e demokratëve tregon se kush duhet të drejtojë.
Baçi ka shpjeguar dhe se si do të vijoj procesi për zgjedhjet e brendshme brenda PD e deri tek zgjedhja e kryetarit të kësaj partie.
Luan Baçi: Procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës ka kaluar nga një process I mëparshëm, një proces që ka filluar me seksionet dhe me grup seksionet. Risia në zgjedhjet për kryetarët e degëve ka qenë një anëtar një votë. Pas disa ditësh do të mblidhen Kuvendet e degës, ku do të zgjedhë kryesinë e degës dhe do të zgjedhë dhe delegatët që janë për në Kuvendin e 30 prillit, ku do të jetë Kombëtar, ku do të zgjidhet dhe Këshilli Kombëtar, I cili më pas do të zgjedhë Kryesinë e PD. Kryesia më pas do të organizojë zgjedhjet për kryetar të PD. Mendoj se kjo është finalja, ku PD do të filloj më pas opozitën kundër Ramës.





